Presidentja e PE-së: Samiti në Tivat është ndryshe, zgjerimi i BE-së po ndodh

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pas samitit të sotëm BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi. Ajo për këtë samit tha se është ndryshe nga të tjerët pasi që po bëhet zgjerimi i BE-së e nuk është se vetëm po flitet për të. “Samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor…

Lajme

05/06/2026 17:28

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pas samitit të sotëm BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Ajo për këtë samit tha se është ndryshe nga të tjerët pasi që po bëhet zgjerimi i BE-së e nuk është se vetëm po flitet për të.

“Samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi është ndryshe”, mbishkroi Metzola fotografinë e postuar në Facebook.

“Nuk po flasim më vetëm për zgjerimin. Po e bëjmë atë”.