ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se në pesë muaj janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, duke e cilësuar këtë si një trend pozitiv. “Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro”, thuhet në komunikatë. ATK potencon se krahasuar me periudhën e njëjtë…

Lajme

05/06/2026 17:48

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se në pesë muaj janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, duke e cilësuar këtë si një trend pozitiv.

“Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

ATK potencon se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë.

“Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor”, përfundon njoftimi.