Presidenti Trump paralajmëron vizitë në Egjipt për nënshkrim zyrtar: Pengjet pritet të lirohen të hënën ose të martën 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se pengjet e mbetura nga konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme mund të lirohen të hënën ose të martën, duke e cilësuar këtë si një “ditë gëzimi”. Sipas raportimeve të BBC, Trump ka theksuar se procesi i lirimit është i ndërlikuar, pasi pengjet ndodhen “në…

Bota

09/10/2025 19:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se pengjet e mbetura nga konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme mund të lirohen të hënën ose të martën, duke e cilësuar këtë si një “ditë gëzimi”.

Sipas raportimeve të BBC, Trump ka theksuar se procesi i lirimit është i ndërlikuar, pasi pengjet ndodhen “në vende ku nuk do të dëshiroje të ishe”, transmeton lajmi.net.

Presidenti amerikan shtoi se do të përpiqet të bëjë një udhëtim në Egjipt, ku pritet të mbahet një ceremoni zyrtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje. Ai sqaroi se një nënshkrim paraprak është bërë tashmë në emër të tij, por do të ketë edhe një nënshkrim formal gjatë vizitës.

“Do të shkojmë në Egjipt, ku do të kemi një nënshkrim,” tha Trump, pa dhënë më shumë detaje rreth natyrës së marrëveshjes apo palëve të përfshira.

Trump ka deklaruar më herët se lirimi i pengjeve “ndoshta do të ndodhë të hënën”, duke lënë të kuptohet se zhvillimet në terren janë në fazë të avancuar./lajmi.net/