Presidenti i Spanjës tregon kronologjinë e rikthimit të Luis Enrique

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe drejtori sportiv i Spanjës, Jose Francisco Molina u shfaqën para mediave në Las Rozas të ,artën, me Rubiales që shpjegoi arsyet e shkarkimit të Robert Moreno dhe konfirmoi rikthimin e Luis Enrique si trajner.

Sport

19/11/2019 16:30

Vendimi erdhi si surprizë për shumëkë, veçanërisht duke pasur parasysh se çfarë bëri Moreni si trajner i përkohshëm dhe më pas si i përhershëm, por ‘La Roja’ gjithmonë ndjeu një detyrë ndaj Luis Enrique pasi ai duhej të pushonte për shkak të sëmundjes dhe vdekjes së mëvonshme të vajzës së tij.

“Ne duam që e vërteta të dihet”, tha Rubiales. “Është hera e parë që Federata flet”.

”Luis Enrique do të kthehet në punën e tij [si trajner i Spanjës]”.

“Më 19 qershor, unë sqarova se Robert Moreno do të bëhej trajner”.

“Ne e sqaruam në atë kohë që Luis Enrique do të ishte i mirëpritur përsëri”.

“Ka pasur transparencë në të gjitha kohërat”, përfundoi ai. /Lajmi.net/