Presidenti i Panamasë uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Mulino i ka përcjellë Presidentes Osmani urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, duke…

Lajme

18/02/2025 21:13

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Mulino i ka përcjellë Presidentes Osmani urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, duke shprehur vullnetin e qeverisë së Panamasë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Presidenti i Panamasë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke shprehur dëshirën që ato të vazhdojnë të avancojnë në vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës në Kosovë.

Ndërsa, Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.