Presidenti i Lyon, Aulas: Ndeshja kundër Juventus është konfirmuar për datën 7 gusht

Presidenti i Olympique Lyon, Aulas, ka konfirmuar datën për ndeshjen Juventus – Lyon.

Sport

09/05/2020 19:50

Jean Michel Aulas ka thënë se skuadra e tij do të luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventus, më 7 gusht.

Por, presidenti i Lyon ka frikë se skuadra e tij do të shkatërrohet, nëse autoritetet në Francë nuk japin dritën e gjelbër për aktivitetet sportive.

“Ndeshja jonë kundër Juventus është konfirmuar për datën 7 gusht, dhe do të luhet në Torino, pa tifozë. Nëse autoritetet tona nuk rifillojnë sezonin 19/20, Lyon dhe PSG do të masakrohen nga skuadrat që kanë përgatitje”, ka thënë presidenti i Lyon për ‘RTL’, transmeton lajmi.net.

Lyon ka mposhtur Juventusin në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales dhe synon ta shfrytëzoj këtë avantazh. /Lajmi.net/