Presidenti i La Ligas: Barcelona nuk do të mund të nënshkruajë me lojtarë në verë
Javier Tebas ka sulmuar sërish Barcelonën dhe pretendon se nuk do t’i lejojë ata të bëjnë asnjë transferim në verë. Ai foli në një konferencë të Financial Times në Londër dhe iu referua financave të Barcelonës dhe kufizimeve të vendosura ndaj tyre për shkak të borxheve. “Presidenti Laporta do të më thërrasë i zemëruar. Por…
Sport
Javier Tebas ka sulmuar sërish Barcelonën dhe pretendon se nuk do t’i lejojë ata të bëjnë asnjë transferim në verë.
Ai foli në një konferencë të Financial Times në Londër dhe iu referua financave të Barcelonës dhe kufizimeve të vendosura ndaj tyre për shkak të borxheve.
“Presidenti Laporta do të më thërrasë i zemëruar. Por kështu është. Do të jetë praktikisht e pamundur për Barcelonën të nënshkruajë me lojtarë gjatë verës. Klubi do të jetë në telashe”, tha Tebas në samitin e FT Business of Football në Londër.
Ndërkohë, që Barcelona të regjistrojë lojarë të ri duhet të ulë pagat e larta të lojtarëve aktual, ose do të duhet të shesi lojtarë për të kryer transferime të reja pa kaluar kufirin e pagave.