Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Milanovic ka shprehur urimet e përzemërta për Presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net. Ai ka vënë në pah…

Lajme
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Milanovic ka shprehur urimet e përzemërta për Presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai ka vënë në pah marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe të ngushta mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e dy popujve.
Presidenti kroat ka nënvizuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore. Ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet rajonale të bashkëpunimit, duke përfshirë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.