Presidenti i Kroacisë: Gjokoviqi është një rusofil
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e quajti rusofil tenistin nacionalist serb, Novak Gjokoviq. I pari i shtetit kroat ka kritikuar sot kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq për një foto të përbashkët me Gjokoviqin, njofton index.hr, përcjell lajmi.net. “Plenkoviq bëri një foto me Novak Gjokoviqin. Ky është rusofili, meqë ra fjala. Një atlet i shkëlqyer, të…
Sport
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e quajti rusofil tenistin nacionalist serb, Novak Gjokoviq.
I pari i shtetit kroat ka kritikuar sot kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq për një foto të përbashkët me Gjokoviqin, njofton index.hr, përcjell lajmi.net.
“Plenkoviq bëri një foto me Novak Gjokoviqin. Ky është rusofili, meqë ra fjala. Një atlet i shkëlqyer, të cilin unë e mbështes në parim, por një rusofil”, u tha Milanoviç gazetarëve në Zagreb.
“Në të njëjtën kohë, ai po merret me parlamentarët që votuan kundër tërheqjes së Kroacisë në luftë dhe stërvitjes së ushtarëve në Ukrainë – sepse ata kujdesen për interesat kroate – dhe ai nuk e ka problem të bëjë foto me njerëz që janë hapur në anën e Moskës”, shtoi Milanoviq.
Foto e Novak Gjokoviqit dhe kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq u realizua pak ditë më parë në finalen e Kupës së Botës në Rugbi në Francë./Lajmi.net/