Presidenti i Juves udhëton në Baku për këtë arsye
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do udhëtojë në Baku për finalen e Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit.
Sport
Agnelli po shkon në kryeqytetin e Azerbajxhanit për një arsye krejt të veçantë, por që mbetet pjesë e projektit të klubit bardhezi.
Sipas Tuttomercatoweb, presidenti do ta përcjell nga afër punën e Maurizio Sarrit përpara se të merr vendimin për ta emëruar si trajner të Juventusit, transmeton lajmi.net.
Ai shpreson se do arrijë një marrëveshje përfundimtare me menaxherin aktual të Chelseat me të përfunduar finalja.
La Stampa, ndërkohë, pretendon se do të ketë një takim mes drejtoreshes së Chelseat Marina Granovskaia 24 orë më vonë për të zgjidhur kontratën e Sarrit. /Lajmi.net/