Lajmërohet Dejona Mihali, e fillon propagandën kundër PDK-së dhe LDK-së: Pse duhet të ua votojmë kandidatët e tyre për nënkryetarë?

Figura e fuqishme brenda VV-së, Dejona Mihali është lajmëruar pasi ka dështuar të kryhet konstituimi i Kuvendit sot. Mihali në postimin e saj e konfirmoi qëndrimin e VV-së që s’do i votoj nënkryetarët e propozuar për Kuvend nga PDK dhe LDK, pra Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, transmeton lajmi.net. “Pse duhet që 62 deputetë ta…

Lajme

09/09/2026 14:20

Figura e fuqishme brenda VV-së, Dejona Mihali është lajmëruar pasi ka dështuar të kryhet konstituimi i Kuvendit sot.

Mihali në postimin e saj e konfirmoi qëndrimin e VV-së që s’do i votoj nënkryetarët e propozuar për Kuvend nga PDK dhe LDK, pra Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, transmeton lajmi.net.

“Pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur PDK-ja deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit në asnjë formë, as në bisedime, as në takime, as me prani në sallë? Aq më pak kur vetë PDK-ja voton kundër kandidates të shumicës për Kryetare të Kuvendit. E njëjta pyetje vlen edhe për LDK-në, pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidatin e saj për nënkryetar, kur ai është pozicionuar haptazi kundër çdo marrëveshjeje me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për zgjidhjen e ngërçit dhe zgjedhjen e Presidentit?”, shkroi ndër të tjera Mihali.

Postimi i plotë:

Pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur PDK-ja deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit në asnjë formë, as në bisedime, as në takime, as me prani në sallë? Aq më pak kur vetë PDK-ja voton kundër kandidates të shumicës për Kryetare të Kuvendit.
E njëjta pyetje vlen edhe për LDK-në, pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidatin e saj për nënkryetar, kur ai është pozicionuar haptazi kundër çdo marrëveshjeje me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për zgjidhjen e ngërçit dhe zgjedhjen e Presidentit?
Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të kërkohen si privilegj i garantuar prej votave të shumicës, ndërsa përgjegjësia për funksionimin e institucioneve refuzohet. Nuk mund të kërkosh votat e shumicës për t’u ulur në Kryesinë e Kuvendit dhe, sapo ta marrësh pozitën, ta përdorësh mungesën nga salla për ta pamundësuar zgjedhjen e Presidentit dhe për ta çuar vendin përsëri në zgjedhje.
Nëse kërkojnë marrëveshje e votë për nënkryetarët e Kuvendit, duhet të pranojnë marrëveshje për funksionimin e institucioneve në tërësi.
Sepse nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për postet e tyre dhe bllokadë për institucionet e Republikës sicc është Presidenti dhe zgjedhje të përsëritura për qytetarët./lajmi.net/