Presidenti i Juves me veprim të rrallë, ‘udhëton me autobus’ për Icardin
'Drama' për Mauro Icardin ka kaluar çdo pritje pasi presidenti i Juventusit Andrea Agnelli është fotografuar në një udhëtim në Ibiza për të negociuar një marrëveshje për lojtarin.
Sport
Sipas Sport Mediaset, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli hipi në fluturimin Easyjet EJU 2697 për në Ibiza, nga Malpensa për të arritur rreth orës 23:30.
Numri një i Juventusit, do të takohej me Gabriele Giuffrida, i cili mendohet të jetë një ndërmjetës i marrëveshjes, përcjell lajmi.net.
Agnelli u fotografua duke udhëtuar me autobusin e aeroportit drejt një makine e cila më pas e çoi në vendtakim.
Kohëve të fundit janë rritur edhe më shumë spekulimet për kalimin e argjentinasit te Juve, pasi nuk është në planet e Interit. /Lajmi.net/