Presidenti i FC Prishtinës “godet” Shpend Ahmetin
Për gjendjen katastrofale të infrastrukturës sportive në vend alarm vjen edhe nga FC Prishtina.

Sport
Klubi më i madh kosovar tash e disa muaj po endet “poshtë e lartë” nëpër Kosovë në kërkim të fushave për të ushtruar dhe për të luajtur, pasi kryeqyteti është në kaos infrastrukturor për futboll.
“Filluam kampionatin me eufori, sollëm edhe lojtarë edhe nga Kombëtarja Shqiptare, e po ashtu talentë shumë premtues. Por, kemi has në vështirësi të madha, duke u endur vazhdimisht, duke mos e ditur ku do të luajmë apo ku do të stërvitim. U premtua se stadiumi do të kryhet, kurse ne me eufori vazhduam, ndërsa tani po shihet se stadiumi vështirë se do të kryhet para nëntorit apo dhjetorit. Pra, edhe kjo ka ndikuar te rezultatet tona sepse preokupohesh me probleme banale”, deklaroi kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, për “Zëri”.
“Kemi filluar në Flamurtar, kemi vazhduar në KEK, etj, kurse tani jemi në Podujevë. Pra janë të papërballueshme gjithë këto lëvizje. Pastaj, është shqetësuese sepse lojtarët janë të rinj, nganjëherë vozitin me shpejtësi, për çka ua tërheqka vërejtjen, sepse mund të ndodh diçka e keqe. Prishtina është në situatë shumë të keqe dhe po injorohet nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Prishtina është klubi i vetëm në Kosovë që nuk e ka një vend për të stërvitur as pas 16 viteve. Ne nuk kemi mundur të bëjmë më shumë në gjithë këto vite sesa ta mbajmë klubin dhe ta sjellim deri këtu, kurse Komuna nuk po e bën punën e vet. Premtime ka shumë, jemi në pritje po deri më tani akoma nuk ka asgjë”, ka theksuar ai.
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy