Presidenti i Bayernit, Rummenigge: Ronaldo fiton 70 milionë euro, UEFA duhet të bëjë diçka

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka reaguar lidhur me pagën që fiton ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

23/08/2021 17:10

Portugezi është ndër lojtarë më të të paguar në botë, saktësisht i dyti pas Lionel Messit, transmeton lajmi.net.

Ronaldo fiton 35 milionë euro për sezon te Juventus, ndërsa nëse shikojmë sponsorët, bonuset dhe gjërat e tjera, kjo vlerë tejkalon 70 milionë euro në vit.

Për këtë presidenti i Bayernit ka reaguar duke kërkuar nga UEFA të krijoi ndonjë rregull.

“Problemi më i madh është paga, kush mund ta rris më shumë? Fiton 70 milionë euro, 35 për sezon. Kush mund ta paguajë, PSG? Disa klube angleze?”.

“Nuk është e shëndetshme dhe UEFA duhet të bëjë diçka. Ne kemi nevojë për rregullim të saktë sepse kostot po rriten përsëri dhe një ndërhyrje është e nevojshme. Përndryshe, futbolli do të përballet me një moment shumë të vështirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, e ardhmja e CR7 mbetet në dyshime, pavarësisht deklaratave të trajnerit Massimiliano Allegri apo zëvendës-presidentit Pavel Nedved që sigurojnë se do mbetet në Torino./Lajmi.net/