Presidenti i Barcelonës flet sërish për Messin, i përgjigjet pyetjes se a do të rikthehet argjentinasi në ‘Camp Nou’?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me shumë tema të ndryshme dhe për Lionel Messin, yllin e Paris Saint-Germain. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën është ende në bisedime me kampionin aktual francez për ta vazhduar kontratën. Babai i Messit është duke tentuar të arrij akord me PSG-në, por bisedimet e…

Sport

07/03/2023 15:59

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me shumë tema të ndryshme dhe për Lionel Messin, yllin e Paris Saint-Germain.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën është ende në bisedime me kampionin aktual francez për ta vazhduar kontratën. Babai i Messit është duke tentuar të arrij akord me PSG-në, por bisedimet e fundit nuk shkuan mirë, transmeton Lajmi.net

Gjatë një interviste, presidenti Laporta mori një pyetje në lidhje me një rikthim të Messit në ‘Camp Nou’, përgjigja e tij ishte diplomatike.

“Nuk dua të flas për këtë. Do të ishte mos-respekt i madh për Messin dhe Paris Saint-Germain”, kështu deklaroi presidenti i tanishëm i Barçës.

Kujtojmë që 35-vjeçarit i skadon kontrata me francezët gjatë muajit qershor të këti këtij viti./Lajmi.net/