Presidenti amerikan flet për mavijosjen tek dora: E kam goditur një tavolinë në Davos
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur sërish për mavijosjen që i shihet në dorën e majtë. Ai deklaroi se mavijosja e madhe është shkaktuar pas një goditjeje ndaj mobilieve në Zvicër. “E kam goditur te tavolina,” tha ai për CNN gjatë fluturimit me Air Force One. “I vendosa pak — si e quajnë atë? —…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur sërish për mavijosjen që i shihet në dorën e majtë.
Ai deklaroi se mavijosja e madhe është shkaktuar pas një goditjeje ndaj mobilieve në Zvicër.
“E kam goditur te tavolina,” tha ai për CNN gjatë fluturimit me Air Force One. “I vendosa pak — si e quajnë atë? — krem mbi të. Por e kam goditur”, shpjegoi lideri amerikan.
Më herët gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë kishte bërë një deklaratë të ngjashme, duke treguar se 79-vjeçari e kishte goditur dorën në tavolinën e nënshkrimeve gjatë një ngjarjeje të Bordit të Paqes në Davos, Zvicër.
“Në ngjarjen e Bordit të Paqes sot në Davos, Presidenti Trump e goditi dorën në këndin e tavolinës së nënshkrimeve, duke shkaktuar mavijosje”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ndau gjithashtu foto të presidentit në Davos të mërkurën dhe të enjten, duke deklaruar për CNN se “fotot e djeshme dhe të mëngjesit tregojnë qartë se nuk kishte mavijosje”.
Në fillim të ngjarjes së nënshkrimit të Bordit të Paqes, videoja e Trump nuk tregonte mavijosje të dukshme në dorë. Megjithatë, rreth 10 minuta më vonë, pasi ai u ul në tavolinë dhe nënshkroi disa dokumente, mavijosja u bë e dukshme.
Trump ka pasur prej kohësh mavijosje në dorë, që CNN ka raportuar se ekzistonin para se ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Këto mavijosje të hershme tërhoqën vëmendje pasi ai filloi t’i mbulonte me make-up dhe fashë dhe t’i mbante larg kamerave me dorën tjetër. Mavijosja në dorën e majtë, e vënë re në fund të vitit të kaluar, ngriti pyetje shtesë për shëndetin e tij.
Trump i tha Wall Street Journal se merr një dozë më të lartë të aspirinit çdo ditë sesa rekomandojnë mjekët, duke argumentuar se “aspirina është e mirë për hollimin e gjakut”. Mjeku i tij, Dr. Sean Barbabella, tha se presidenti merr 325 miligramë aspirinë në ditë, duke e bërë atë të mavijoset më lehtë.
Sipas Klinikës Mayo, një dozë e ulët aspirini, që mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër ose goditjes në tru, zakonisht ndryshon nga 75 deri në 100 miligramë, me 81 miligramë të rekomanduar shpesh. Për terapinë me aspirin, doza ditore zakonisht është midis 75 dhe 325 miligramëve. kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti, në lidhje me procesin zgjedhor.
Sipas burimeve, i arrestuari Granit Paqarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi. Dyshimet lidhen me veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në procesin e votimit.
Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Këtë informacion Kryeziu e kishte konfirmuar ditë më parë për “Betimi për Drejtësi”.