Presidenti afgan: Talibanët mund t’iu binden negociatave për paqe
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, shfaqi shpresën se militantët talibanë mund të binden për t'u ulur në tryezën e negociatave për paqe.
Bota
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Kabul, Ghani tha se kundërshtimet e talibanëve për bisedime nuk janë “refuzim i plotë”.
“Është sikur të kërkosh dorën e dikujt për martesë dhe familja e nuses thotë ‘jo’ disa herë përpara se të bindet”, tha Ghani, duke iu referuar kulturës, në të cilën refuzimi shihet si shenjë e përulësisë.
“Në realitet, ka të ngjarë të marrim një përgjigje pozitive”, tha Ghani.
Ditë më paë, talibanët thanë se nuk do të negociojnë me Qeverinë në Kabul.
Por, Ghani tha se talibanët e kanë humbur çdo besueshmëri që mund ta kenë pasur tek afganët.
Ai po ashtu i bëri thirrje Pakistanit dhe vendeve tjera fqinje që të punojnë së bashku për të eleminuar terrorizmin dhe për të krijuar stabilitet rajonal.
Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Pakistanin fqinj për strehimin e talibanëve afganë, gjë që hidhet poshtë nga Islamabadi.