Presidenti Ademi përgëzon KFF “Mitrovica”

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, klubi futbollistik i femrave ''Mitrovica'' ka marrë urime të shumta, mes tyre edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Sport

07/08/2019 23:53

”Të nderuar drejtues të KFF “Mitrovica”,
Të nderuara futbolliste, trajnerë, staf administrativ dhe tifozë të klubit,

Në emrin tim, të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit ju përgëzoj për fitoren e parë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Ky sukses i juaji dëshmon punën tuaj të palodhshme, organizimin e mirë dhe punën profesionale të stafit të klubit tuaj si dhe angazhimin e madh të futbollisteve.
Uroj që ta përfaqësoni me dinjitet dhe sukses qytetin tuaj dhe Kosovën edhe në dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Suksese dhe ju priftë e mbara!”, ishte letra e tij. /Lajmi.net/