Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së: Gjuha e Kurtit kundër ish-komandantëve të UÇK-së i shërben Serbisë

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, njëherësh ish-komandant i Brigadës 153, Fatmir Sopi, ka quajtur denigruese gjuhën e Kurtit dhe të zyrtarëve të LVV-së kundër krerëve dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Sipas tij, një gjuhë e tillë i shërben më së shumti Serbisë. Ish-komandanti i UÇK-së u bëri thirrje përfaqësuesve politikë që të merren me…

Lajme

25/05/2026 13:06

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, njëherësh ish-komandant i Brigadës 153, Fatmir Sopi, ka quajtur denigruese gjuhën e Kurtit dhe të zyrtarëve të LVV-së kundër krerëve dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Sipas tij, një gjuhë e tillë i shërben më së shumti Serbisë. Ish-komandanti i UÇK-së u bëri thirrje përfaqësuesve politikë që të merren me programet e tyre dhe të lënë anash përfshirjen e përfaqësuesve të UÇK-së në fushatë për përfitime elektorale.

“Është për të ardhur keq për njerëz të tillë, të cilët UÇK-në dhe luftën e drejtë çlirimtare e keqpërdorin në fushata parazgjedhore, kur dihet se UÇK-ja nuk i takon asnjë partie politike dhe asnjë individi, por buron nga populli si nevojë për çlirimin nga pushtuesi. Një gjuhë e tillë ndaj komandantëve të UÇK-së, denigruese, është e ligë dhe qyqare, sepse ata e kanë kryer detyrën ndaj atdheut që sot ta kemi Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo i shërben më së shumti Serbisë. Jam i bindur se nuk i shërben popullit dhe shtetit. Partitë është mirë të merren me programet e tyre dhe jo të merren me të kaluarën tonë të ndritshme.”, tha ai për RTV21