Presidentes Osmani nuk i jepet fjala në takimin e Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington. Por, Osmanit nuk iu dha fjala në këtë ceremoni. Edhe pse nuk pati fjalë përshëndetëse nga Osmani, Kosova sot u përmend disa herë nga Presidenti Trump. Trump, ka thënë se Kosova, Shqipëria, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani, “janë zotuar…

Lajme

19/02/2026 18:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington.

Por, Osmanit nuk iu dha fjala në këtë ceremoni.

Edhe pse nuk pati fjalë përshëndetëse nga Osmani, Kosova sot u përmend disa herë nga Presidenti Trump.

Trump, ka thënë se Kosova, Shqipëria, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani, “janë zotuar për trupa dhe forca policore për ta stabilizuar Gazën.

Në këtë takim foli kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili me këtë rast kërkoi nga presienti amerikan që të bëjë diçka për gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha Rama.