“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për sjelljen e saj gjatë një konference për media, ku ajo kërkoi që vajzat e saj të mos përfshihen në atë që e quajti “luftë politike”. Mushkolaj ka thënë në Debat Plus se Osmani ka treguar mllef dhe inat, duke sulmuar dhe intimiduar gazetarët që raportuan për…

Lajme
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për sjelljen e saj gjatë një konference për media, ku ajo kërkoi që vajzat e saj të mos përfshihen në atë që e quajti “luftë politike”.
Mushkolaj ka thënë në Debat Plus se Osmani ka treguar mllef dhe inat, duke sulmuar dhe intimiduar gazetarët që raportuan për shkollimin e vajzave të saj.
“Një presidente plot mllef. Plot inati. Plot sulme ndaj mediave dhe gazetarëve. Presidentja i thirri gazetarët në zyre të ankohet për sulmet sipas që po i bëhen. U kthye ne personazh që i sulmoi, i indimidoi, dhe i shantazhoi gazetarët me atë që e tha në konferencë. Edhe prej videos që u publikua prej Paparacit, qëllimi i askujt në këtë rast i Paparaci nuk ka qenë përcjellja e aq më pak përndjekja e vajzave të presidentes.
Për ata që nuk jetojnë në Prishtinë, presidentja i ka pas vajzat në një shkollë publike. Ka jetuar në një banesë. Në dhjetor të vitit të kaluar në një intervistë që e ka dhënë për T7 ka shpjeguar se sa mirë që i çon vajzat në një shkollë publike, se shkollat publike të kalit, ë bën më të fortë… dhe nëntë muaj më pas ka tjera fjalë. Arsyeja kryesore pse presidentja ka ndërruar shkollën e vajzave është se e ka ndërruar vendbanimin. Ka shkuar dhe jeton në një lagje superluksoze. Me dal tash në konferencën me ngrit spekulime se janë në fokus të mediave vajzat e saj përnjëmend, kur vjen nga presidentja është e papranueshme dhe është e rrezikshme”, ka thënë Mushkolaj.