Presidenca reagon pas raportimeve se agresionit rus në Ukrainë po i bashkohen edhe paramilitarë serbë
Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së vendit, Blerim Vela, ka reaguar pas raportimeve se Rusia po merr luftëtarë nga Siria, Serbia, Artsakh për të rimbushur trupat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Lajme
Referuar këtyre raportimeve, Vela tha se Serbia nuk ka nxjerr asnjë mësim nga luftërat e zhvilluar në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“A do të ndalojë Vuçiqiq njësitë paraushtarake nga Serbia që ti bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës?”, pyeti Vela.
“Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftëtarët që ka kryer në vitet 1990”, shtoi ai në postimin e tij në Twitter.
Ndryshe sot u raportua se Rusia po stërvit dhe po përgatitet të sjellë mercenarë libianë, serbë dhe nga Nagorno-Karabakh për të luftuar në Ukrainë, përveç mercenarëve sirianë që tashmë po regjistruan, njoftuan sot Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Me qëllim të rimbushjes urgjente të humbjeve të trupave pushtuese të Forcave të Armatosura Ruse të Federatës Ruse, ka një kontingjent “paqësor” që vjen nga Nagorno-Karabakh (Azerbajxhan) në Ukrainë,” thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Gjithashtu, sipas informacioneve në dispozicion, janë të përfshirë një numër i madh i militantëve nga vende të tjera (Siria e Serbia)”, shkruan Jerusalem Post.
“Po ashtu është konfirmuar informacioni rreth trajnimit rus të mercenarëve nga Libia për t’u përfshirë në armiqësi në Ukrainë,” pohon Drejtoria e Inteligjencës ukrainase.
Inteligjenca ukrainase u zgjerua në raportet e mëparshme për rekrutimin e mercenarëve sirianë. Ajo thotë se Rusia kishte hapur 14 qendra rekrutimi mercenarësh në Damask, Aleppo, Hamma, Raqqa dhe Deir ez-Zor. Pas stërvitjes, mercenarët pritet të transportohen përmes bazave ajrore Khmeimim dhe më pas Chkalovsky me dy aeroplanë Tu-134 dhe një Tu-154.
Rusia po u paguan mercenarëve të huaj një pagë mujore prej 300-600 dollarë për të luftuar.
“Sirianët pritet të përdorin artileri të rëndë dhe armë snajper kundër ukrainasve”, tha Drejtoria e Inteligjencës.
Të premten, presidenti rus Vladimir Putin dha “dritën jeshile” për 16.000 vullnetarë nga Lindja e Mesme./Lajmi.net/
❗️According to Ukrainian General Staff: #Russia is bringing fighters from Syria, #Serbia and Artsakh to replenish troops in #Ukraine.
Will #Vučić stop paramilitary units from Serbia joining ?? invasion against ???
Serbia hasn’t learnt any lesson from wars it committed in 1990s.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 13, 2022