Presidenca i reagon Petkoviqit: S’mund ta zbardhni të kaluarën e Vuçiqit, ishte në listën e zezë të BE-së
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili tentoi ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.

Lajme
Vela i ka replikuar Petkoviqit përmes një cicërime në Twitter, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit, kur ai aspak nuk i shërbente paqes në rajon.
”Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja.Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999!”.
Tutje në reagim u tha se “Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”.
The rest of the region doesn’t have such a short memory like you. So, spare us your lectures.
We remember very well Vučić’s “radical” days when he served “peace” in the region, which earned him a place in EU’s blacklist in 1999!
You can’t whitewash his past, even if you tried. https://t.co/HNapoPBEBy
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 30, 2022