Presidenca arsyeton pjesëmarrjen e Prindon Sadriut në “Defender Europe 21”

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët me forcat ushtarake amerikane “Defender Europe 21”, në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Lajme

28/05/2021 19:53

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Pjesëmarrja e Sadriut ngjalli kritika; mirëpo Presidenca e ka arsyetuar një gjë të tillë duke thënë se ai është ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit

“Zotëria i parë i Republikës së Kosovës, z.Prindon Sadriu është njëherësh edhe ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit”, ka thënë për klankosova.tv, këshilltari për media Bekim Kupina.