IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas incidentit me të shtëna në Mramor të Prishtinës
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinë. Sipas komunikatës, më 27 prill 2026 IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës për një rast me të shtëna, ku të involvuar dyshohet se kanë qenë…
Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinë.
Sipas komunikatës, më 27 prill 2026 IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës për një rast me të shtëna, ku të involvuar dyshohet se kanë qenë zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
Dyshohet se në këtë rast është përdorur edhe arma zyrtare e policisë, ndërsa veprimet hetimore fillestare janë zhvilluar menjëherë nga IPK ndaj dy zyrtarëve nga Stacioni Policor “Veriu” në Prishtinë.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e tyre deri në sqarimin e plotë të rastit.
Hetimet për incidentin janë duke vazhduar në koordinim me institucionet përgjegjëse. /Lajmi.net/