Ndërkohë deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se ka pasur dëme në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi ndaj ka bërë thirrje për ndihmë.
“Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje. Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të saj. Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë. Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi! Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj. Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën”, shprehet Kamberi.
