Prenkaj për deklaratën e Hoxhës: Mesazhi për Kosovën u dha me bekimin e aleatëve të NATO-s
Diplomati Albert Prenkaj ka komentuar deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili gjatë vizitës në Prishtinë tha se “kush e prek Kosovën, e prek edhe Shqipërinë”. Sipas Prenkajt, një mesazh i tillë vështirë se mund të jetë i pakoordinuar me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë vendet e NATO-s. “Pra, është një mesazh i…
Lajme
Diplomati Albert Prenkaj ka komentuar deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili gjatë vizitës në Prishtinë tha se “kush e prek Kosovën, e prek edhe Shqipërinë”.
Sipas Prenkajt, një mesazh i tillë vështirë se mund të jetë i pakoordinuar me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë vendet e NATO-s.
“Pra, është një mesazh i qartë, i cili përcillet vendeve të aksit antiatlantik, që shkon nga Beogradi e deri në Moskë e tutje. Pra, është një qëndrim i qartë i shtetit shqiptar, jo veç në aspektin e sigurisë, por edhe në aspektin e bashkëpunimit”, deklaroi Prenkaj në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.