Premierligë, Guardiola me statistika më të mira se Mourinho, Klopp, Ferguson e Wenger
Pep Guardiola është trajneri që vendosi dominimin në futboll me Barcelonën vitet e kaluara.
Sport
Më pas tekniku spanjoll vendosi ta vazhdojë karrierën në Premierligë, me skuadrën e Manchester Cityt – aty ku ka fituar dy tituj të njëpasnjëshëm dhe tripletën vendore edicionin e kaluar.
Guardiola padyshim ka arritur me mjaft sukeses ta dominojë futbolli anglez por jo edhe atë evropian, përcjell lajmi.net.
Ish-trajneri i Barcës megjithatë ka statistika më të mira se sa trajnerët ikonik të kampionatit elitar anglez.
Nëse triumfon ndeshjen e radhës, Guardiola do bëhej trajneri më i shpejtë që arrin 100 fitore.
Aktualisht, ai ka 99 fitore në 132 ndeshje në Premierligë. Në vendin e parë qëndron Jose Mourinho i cili arriti 100 fitore në 142 takime. Pas tij vjen Klopp me 159 ndeshje, Ferguson (162) dhe Wenger (179). /Lajmi.net/