Premierliga vazhdon të sjell spektakël, sonte luhet ndeshja Chelsea – Leicester

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet sonte mes Chelsea dhe Leicester City me fillim nga ora 21:15.

Sport

18/05/2021 16:58

Premierliga do të përfundojë pas dy xhirove dhe garë e ashpër po zhvillohet në sigurimin e një plasmani në Ligën e Kampionëve.

Chelsea dhe Leicester City po luftojnë kokë me kokë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Pozita e tretë është e uzurpuar nga Leicester me 66 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në pozitën e katërt me vetëm dy pikë më pak.

Formacionet e mundshme për këtë ndeshje:

Chelsea: (3-4-3): Mendy; James, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilëell; Mount, Ziyech, Havertz.

Leicester City: (3-4-1-2): Schmeichel; Castagne, Fofana, Soyuncu; Albrighton, Tielemans, Ndidi, Thomas; Maddison; Iheanacho, Vardy

Në këtë luftë është e përfshirë edhe skuadra e Liverpoolit në vendin e cila renditët në vendin e pestë me 63 pikë, prandaj pothuajse çfarëdo rezultati do të ishte pozitiv për ta./Lajmi.net/