Rama paraqet të dhënat, Shqipëria me rritje domethënëse të trafikut ajror të pasagjerëve në maj
Shqipëria vijon të shënojë rritje të trafikut ajror të pasagjerëve, sipas statistikave të publikuara për performancën e shteteve në transportin ajror për muajin maj 2026, krahasuar me majin 2025. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale tabelën krahasuese, sipas së cilës Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas…
Lajme
Shqipëria vijon të shënojë rritje të trafikut ajror të pasagjerëve, sipas statistikave të publikuara për performancën e shteteve në transportin ajror për muajin maj 2026, krahasuar me majin 2025.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale tabelën krahasuese, sipas së cilës Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.

“Maji me rritje domethënëse”, shkruan Rama, duke vlerësuar ecurinë e sektorit të transportit ajror.
Pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 17,8%, Malta me 16,5%, Uzbekistani me 16,2% dhe Estonia me 13,1%, ndërsa disa vende evropiane kanë shënuar rënie të trafikut ajror gjatë së njëjtës periudhë.