Premier Liga angleze nis me derbin e zjarrtë
Sezoni i ri i Premier League 2025/26 nis zyrtarisht të premten më 15 gusht, dhe menjëherë në javën e parë ofron përballje të zjarrta. Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, ku Liverpooli pret AFC Bournemouth duke shënuar kështu startin e garës më të ndjekur të futbollit në botë. Të shtunën më 16 gusht, spektakli…

Sport
Sezoni i ri i Premier League 2025/26 nis zyrtarisht të premten më 15 gusht, dhe menjëherë në javën e parë ofron përballje të zjarrta. Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, ku Liverpooli pret AFC Bournemouth duke shënuar kështu startin e garës më të ndjekur të futbollit në botë.
Të shtunën më 16 gusht, spektakli vazhdon me gjashtë ndeshje. Takimi i parë i ditës do të jetë ai mes Aston Villës dhe Newcastle United ndërsa në të njëjtën ditë do të luhen edhe katër përballje të tjera:
Brighton & Hove Albion – Fulham
Nottingham Forest – Brentford
Sunderland – West Ham United
Tottenham Hotspur – Burnley
Në mbrëmje, Manchester City do të udhëtojë drejt “Molineux” për të përballur Wolverhampton Wanderers
Të dielën, më 17 gusht, Premier League ofron një tjetër ditë emocionuese me dy duele të mëdha. Në orën 15:00, Chelsea pret Crystal Palace në derbin londinez ndërsa në orën 17:30 do të luhet supersfida e javës: Manchester United kundër Arsenalit në “Old Trafford”.
Java e parë do të mbyllet të hënën më 18 gusht me një tjetër duel interesant: Leeds United do të përballet me Evertonin në orën 21:00.
Kështu, Premier League nis me ritëm të lartë, ku të gjitha skuadrat do të kërkojnë të nisin sezonin me tre pikët.