Prekje, fjalë banale e seksizëm: Pse po tolerohen veprimet skandaloze të Burimit në Big Brother?
Edicioni i tretë me radhë i Big Brother Vip Kosova siç po shihet deri më tani del të jetë goxha më ndryshe se të kaluarit në shumë aspekte. U premtua qysh pa filluar se do të ketë personazhe shumë interesante e të ndryshme nga njëri-tjetri, mirëpo ani pse ka kaluar vetëm një javë nga fillimi,…
ShowBiz
Edicioni i tretë me radhë i Big Brother Vip Kosova siç po shihet deri më tani del të jetë goxha më ndryshe se të kaluarit në shumë aspekte.
U premtua qysh pa filluar se do të ketë personazhe shumë interesante e të ndryshme nga njëri-tjetri, mirëpo ani pse ka kaluar vetëm një javë nga fillimi, tensionet duken goxha të dukshme.
E përveç tensioneve, në këtë format të këtij sezoni duket të jenë bërë mëse normale edhe seksizmi, prekjet e fjalët e shumta banale.
Të tilla tashmë janë bërë edhe shumë virale, ato që vijnë nga njëri prej pjesëtarëve aty, Burim Vatovci.
Meqë edhe produksioni po i lejon të tilla veprime, a është duke u shfrytëzuar gjendja e tij fizike si arsyetim për çdo veprim të pamatur, ndonëse e cenon lirinë e tjetrit aty brenda, e besa edhe kritikohet shumë shpesh për këto gjeste.
Gazetari në video shpjegon çdo gjë detajisht./Lajmi.net