Prekëse: “Mezi pres t’ia mbaj dorën të fejuarës time”

John Peck, 31 vjeç ka kryer një transplant të dyfishtë të duarve, pasi 6 vite më parë i kishte humbur të katër gjymtyrët në luftë në Afganistan.

Fun

06/10/2016 18:49

Ai ishte vënë në listën e transplantit në vitin 2014, ndërsa në gusht të këtij viti ka kryer një operacion i cili ka zgjatur 14 orë.

“Unë mezi pres t’ia mbaj dorën të fejuarës time dhe të trajnohem për t’u bërë kuzhinier”, ishin fjalët e para të tij pas operacionit.

Peck, një ish-rreshter marine, kishte humbur gjymtyrët nga një bombë e improvizuar në vitin 2010, 6 vite që nga atëherë ai do të ketë mundësinë t’i shfrytëzojë përsëri duart por mjekët treguan se duhen 9 deri në 12 muaj për rehabilitim, transmeton lajmi.net

Gjatë kësaj kohe, ai do të mësojë t’i lëvizë duart, gishtat, të përdorë pirunin dhe të shkruaj.

E fejuara e tij gjithë këtë kohë i ka qëndruar pranë pavarësisht atyre çfarë kanë ndodhur, ndërsa Peck ndihet i emocionuar se do t’ia mbaj dorën asaj përsëri.

Menjëherë pas rehabilitimit, thuhet se Peck do t’i propozojë asaj martesë./lajmi.net

3922936100000578-3823572-image-a-29_1475686022800

3922934d00000578-3823572-image-a-24_1475685975102

3922938200000578-3823572-image-a-25_1475685995969

 

392293da00000578-3823572-image-a-15_1475685892469 392293f700000578-3823572-image-a-33_1475686054465