Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën
Kujdes, tani do të njoftoheni nëse bëni "screenshot".
Auto & Tek
Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty. Kjo duket të jetë arsyeja pse Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve.
Si funksionon? Shumë thjeshtë – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes, shkruan Lajmi.net.
Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra! Përveç kësaj, Messenger tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën. /Lajmi.net