Prano ose refuzo! Man City përgatit ofertën e fundit për Harry Kane

Manchester City do bëjë përpjekjen e fundit për të transferuar sulmuesin Harry Kane nga Tottenham këtë javë, derisa klubi londinez edhe ka gjetur pasuesin.

Sport

23/08/2021 17:32

Kane bëri paraqitjen e parë për Spurs këtë edicion të dielën në fitoren ndaj Wolves, por e ardhmja mbetet në dyshime, transmeton lajmi.net.

Sipas Telegraph, Man City do përgatit edhe një ofertë për ta bindur Tottenham për ta lejuar Kane të largohet.

Mediumi anglez zbulon se skuadra e Guardiolas do ofroi plotë 150 milionë euro këtë vikend, ngase një ofertë me vlerë 100 milionë euro plus një lojtar është refuzuar nga presidenti i Tottenham, Daniel Levy.

Ndërkohë, Tottenham ka gjetur edhe pasuesin, ngase është në negociata me Wolves për transferimin e Adama Traore.

Londinezët duan huazimin me obligim blerje në vlerë 40 milionë euro./Lajmi.net/