Pozitë – opozitë bashkë, Ariana Musli-Shoshi përqafohet me Donika Gërvallën pas votimit në Strasburg

Asambleja Parlamentare e KiE-së, vendosi që dje ta miratojë propozimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Data e 16 prillit për liderët e vendit u cilësua si datë historike, raporton lajmi.net. Këtij lajmi i janë gëzuar edhe shumë deputetë e politikanë të vendit, që në raste shumë të rralla janë parë të bashkuar, por edhe…

Lajme

17/04/2024 11:17

Asambleja Parlamentare e KiE-së, vendosi që dje ta miratojë propozimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Data e 16 prillit për liderët e vendit u cilësua si datë historike, raporton lajmi.net.

Këtij lajmi i janë gëzuar edhe shumë deputetë e politikanë të vendit, që në raste shumë të rralla janë parë të bashkuar, por edhe të kenë njëfarë afrimiteti.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është parë duke u përqafuar me ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla.

Kjo në vendin tonë ndodhë rrallë herë, por në raste të tilla kemi parë shpesh unitet mes pozitës dhe opozitës për çështjet me rëndësi kombëtare.

Ndryshe, me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. /Lajmi.net/