Potter zbulon arsyen e përjashtimit të Aubameyang për Ligën e Kampionëve

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do jetë pjesë e Chelsea në garën më prestigjioze, Ligën e Kampionëve. Chelsea mbrëmë zbuloi listën me 25 lojtarë të përfshirë në skuadër për Ligën e Kampionëve, aty mungoi Aubameyang. Sulmuesi nuk do jetë me ekipin në këtë kompeticion, pasi atyre u lejohen të marrin numër të përcaktuar të lojtarëve dhe trajneri…

Sport

04/02/2023 10:02

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do jetë pjesë e Chelsea në garën më prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Chelsea mbrëmë zbuloi listën me 25 lojtarë të përfshirë në skuadër për Ligën e Kampionëve, aty mungoi Aubameyang.

Sulmuesi nuk do jetë me ekipin në këtë kompeticion, pasi atyre u lejohen të marrin numër të përcaktuar të lojtarëve dhe trajneri ka zgjedhur të lë jashtë atë.

Aubameyang do jetë mungesa e ‘Bluve’, por me ekipin do jenë transferimet e reja si Enzo Fernandez, Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk.

Se përse nuk është përfshirë në ekip sulmuesi nga Gaboni ka treguar edhe vetë trajneri, Graham Potter.

“Pierre nuk ka bërë asgjë të keqe, nuk ka problem. Është për të ardhur keq dhe Aubameyang do të luftojë për vendin e tij deri në pjesën tjetër të sezonit”, ishin fjalët e tij.

Kujtojmë që Chelsea në Ligën e Kampionëve në 1/16 përballet me Borussia Dortmund./Lajmi.net/