Potter për Mudryk: Është shumë i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë, më pëlqen

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka komentuar transferimin e tyre të fundit. Sot ‘Blutë e Londrës’ njoftuan arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Mykhaylo Mudryk. Ukrainasi u përfol që ishte shumë pran Arsenal, por në fund zgjodhi rivalët e qytetit të ‘Topçinjve’, Chelsea. Lojtari ishte prezent në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në fitoren 1:0 ndaj Crystal Palace.…

Sport

15/01/2023 19:03

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka komentuar transferimin e tyre të fundit.

Sot ‘Blutë e Londrës’ njoftuan arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Mykhaylo Mudryk.

Ukrainasi u përfol që ishte shumë pran Arsenal, por në fund zgjodhi rivalët e qytetit të ‘Topçinjve’, Chelsea.

Lojtari ishte prezent në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në fitoren 1:0 ndaj Crystal Palace.

Pas ndeshjes trajneri tashmë i ri i 22 vjeçarit u shpreh i lumtur për transferimin e tij në ekip

“Mykhailo është një lojtar i ri me cilësi emocionuese në të tretën e fundit. Është shumë i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë, më pëlqen”, tha Potter për ‘BBCSport’

“Unë mendoj se turma do ta pëlqejë atë!”, shtoi ai.

Kujtojmë që Mykhaylo Mudryk iu bashkua Chelsea për shumën e 100 milionë eurove./Lajmi.net/