Pothuajse zyrtare: De Jong po transferohet te Barcelona
Barcelona është shumë afër ta transferoj Frenkie de Jongun.

Sport
Babai i Frenkie de Jong po tenton që të arrijë marrëveshje me Barcelonë.
Mesfushori holandez ka bërë të ditur se ai nuk do të largohet nga Ajaxi në afatin e janarit, duke lënë transferimin e tij në verë.
John de Jong, babi i Frenkie, ka biseduar tashmë me Barcelonën, për ta kompletuar në verë transferimin.
Ajax kërkon 80 milionë nga shitja e tij, andaj katalonasit do të ofrojnë një lojtar dhe një shumë të parave për ta realizuar transferimin. /Lajmi.net/