Pothuajse gjithçka gati: Saliba do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

William Saliba pritet ta vijojë qëndrimin e tij tek Arsenali. Mbrojtësit iu është ofruar një kontratë e re dhe së shpejti do të hidhet “e zeza mbi të bardhë”, transmeton lajmi.net. Francezi ka rënë dakord me kushtet personale dhe s’e ka ndërmend të ndërrojë ambient. Këtë vit Mikel Arteta do të llogarisë në lojtarin i…

Sport

22/07/2022 15:38

William Saliba pritet ta vijojë qëndrimin e tij tek Arsenali.

Mbrojtësit iu është ofruar një kontratë e re dhe së shpejti do të hidhet “e zeza mbi të bardhë”, transmeton lajmi.net.

Francezi ka rënë dakord me kushtet personale dhe s’e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Këtë vit Mikel Arteta do të llogarisë në lojtarin i cili po impresion në këtë fazë parasezonale.

Barcelona dhe Marseille që ishin të interesuara duhet t’i kthejnë mbrapsht ofertat e tyre pasi lojtari do të qëndrojë në “Emirates Stadium”. /Lajmi.net/