Postimi i Schalke 04 bëhet viral, i bën ofertë Bale në mënyrë interesante

Schalke 04 ka provuar të bind sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale për kalimin në Gjermani, përmes një postimi interesant në rrjetin e tyre social Twitter.

Sport

27/06/2021 18:32

Uellsi u eliminua nga “Euro 2020”, ndërsa lojtari nuk pranoi të flas për të ardhmen pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Ka raportime se Bale do largohet nga Real Madrid, edhe pse ka edhe një vit kontratë.

Ndërkohë, Schalke ka bërë një ofertë interesante drejt Bale përmes një postimi në Twitter.

Duke marrë parasysh se uellsiani luan shumë golf, klubi gjerman shkroi: “Gelsenkirchen është gati për ty, Gareth”.

Ndërkohë, Schalke 04 edicionin e kaluar ra në Bundesliga II./Lajmi.net/