“Poshtë e përpjetë”, Latifi kritikon Kurtin për vizitat e shpeshta në Bruksel

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vizitat e tij të shpeshta në Burksel, shkruan lajmi.net.

Lajme

18/05/2021 20:45

Ai, duke përdorur frazën e veprimtarit të ndjerë, Adem Demaçi “anej-knej, poshtë –përpjetë”, ia ka përmendur Kurtit vizitat që i ka bërë deri tani në Bruksel.

“Kurti prapë në Bruksel. Ishte edhe para pak ditësh. Sot një darkë pune, pastaj një drekë, pastaj një konferencë këtu dhe një tryezë atje. Pastaj edhe një takim për t’u takuar prapë pas një kohe. Pastaj prapë edhe një… Veç kur t’ çohet një ditë e ta kuptojë se kanë ikur katër vite duke vajtur e ardhur në dialogun Kosovë-Serbi të fasilituar nga Lajçaku ose ndonjë pasardhës i tij. Ose siç thoshte Adem Demaçi: anej-knej, poshtë e përpjetë!”, shkroi Latifi në facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Bruskel ka takuar ndërmjetësuesin special për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa sonte po merr pjesë në darkën me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet po në Bruksel. /Lajmi.net/