Portugalia shpallet kampion i Ligës së Kombeve

Portugalia është shpallur kampion i Ligës A në Ligën e Kombeve, pas triumfit minimal ndaj Holandës.

Sport

09/06/2019 22:33

Kombëtarja iberike do mbetet në histori për shkak se është e para skuadër që triumfon në formatin më të ri të UEFA-s.

Ekipi i Fernando Santos dominoi takimin në tërësi, por arriti të shënonte vetëm një gol, raporton lajmi.net.

Ishte Gonçalo Guedes (60’) që realizoi një gol mjaft të bukur, pas pasimit të bukur nga Bernardo Silva.

Pas pësimit të golit, ‘Tulipanët’ u munduan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit por ishte e pamundur.

Ndërkohë, ky është trofeu i dytë i Cristiano Ronaldos me Portugalinë, pas fitimit të Evropianit në vitin 2016.

Gjithsesi, pavarësisht triumfit – Portugalia nuk e siguron plasmanin në EURO 2020, por vetëm një vend në ‘play-off’ në rast se nuk arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen nëpërmjet kualifikimeve. /Lajmi.net/