Portugalia dominon, por nuk shënon në pjesën e parë ndaj Holandës

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë në finalen e Ligës së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Holandës.

Sport

09/06/2019 21:33

Ndeshja e cila po zhvillohet në Lisbonë, ka dhuruar jo pak raste – me kërcënime serioze kryesisht nga vendasit.

Skuadra e Fernando Santos u treguar më agresive dhe në kërkim të golit, por pa e gjetur atë në pjesën e parë, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, ‘Tulipanët’ nuk kanë arritur dot të luajnë lojën e tyre, çka i ka kushtuar me shumë pak raste.

Fituesi i sotëm ngrit për herë të parë trofeun e formatit më të mirë të UEFA-s, Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës A. /Lajmi.net/