Porto me 10 lojtarë në fushë bën mrekullinë, eliminon Juventusin
Edhe pse me rezultat të përgjithshëm ndeshja u mbyll 4-4, përmes golit të mysafirit Porto është kualifikuar në fazën tjetër.
Sport
Sergio Oliveria padyshim që është heroi i Portos, duke shënuar fillimisht nga penalltia në kohën e rregullt dhe më pas një super gol nga goditja e lirë në vazhdime, shkruan lajmi.net.
Golat e shënuar nga Federico Chiesa (2) dhe Adrien Rabiot nuk mjaftuan për Zonjën e Vjetër të kualifikohet tutje.
Me këtë rezultat, Porto kualifikohet në çerek finale, duke treguar shpirt luftarak dhe ka arritur kualifikimin me 10 lojtarë në fushë.
Juventus në anën tjetër ka dështuar të arrij suksese në Ligën e Kampionëve edhe përkundër transferimit të Cristiano Ronaldos në skuadër./Lajmi.net/
Më poshtë mund të shihni golin që i siguroi kualifikimin Portos:
Juventus 2 × 2 Porto | GOAL Sergio Oliveira HD ???
ـــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــ
to never miss any goal Follow @7DN26_ pic.twitter.com/wulH29EtgT— @7DN26_ Follow me (@BASSAM0034) March 9, 2021