Portieri Cillessen u çmend kur e zëvendësoi Van Gaal

Portieri Jasper Cillessen nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin që e bëri Louis van Gaal, duke e nxjerrë atë nga loja në minutën e 120-të, për ta futur në lojë Tim Krul. Portieri holandez e goditi një shishe me ujë, nga mllefi.

Sport

06/07/2014 22:54

Portieri Jasper Cillessen ka reaguar si i çmendur pasi u zëvendësua nga trajneri Louis van Gaal, në ndeshjen ndërmjet Holandës dhe Kosta Rikës.

Trajneri holandez vendosi ta zëvendësojë atë në minutën e 120-të, për ta futur portierin Tim Krul, i cili më pas u bë hero, pasi i priti dy penallti, për ta çuar ekipin e Tulipanëve në gjysmëfinale të Botërorit.

I pakënaqur me vendimin e trajnerit, Cillessen e goditi me këmbë një shishe me ujë, ndërsa pas ndeshjes kërkoi falje për gjestin e pahijshëm që e bëri.

“Kërkoj falje. E bëj këtë për trajnerin e portierëve, Frans Hoek, dhe për tërë ekipin. Nuk e dija se ishte një situatë e përgatitur. Dhe ky ishte një shok për mua”, deklaroi ai.