Poroshenko: Putini të përballet me Hagën për Krimenë

Vlladimir Putin dhe aparatçikët e tij më të afërt do të duhej të nxirren para drejtësisë ndërkombëtare për “arsye të aneksimit të Krimesë”, tha të hënë presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Bota

23/02/2015 23:13

Duke theksuar se Ukraina kurrë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti mbi Krimenë dhe duke u betuar se në të ardhmen do ta kthejë këtë gadishull të Detit të Zi, Poroshenko deklaroi se njerëzit e vërtetë në këtë rajon të “aneksuar” janë shkelur nën drejtimin e Moskës zyrtare, transmeton gazeta britanike Daily Mail.

“Nuk dua të them sot që kjo do të bëhet shpejt dhe lehtë”, pranoi Poroshenko, por “do të dnërtohet Krimeja e re ku të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve do të garantohen, pavarësisht përkatësisë etnike, gjuhësore apo fetare”.

Poroshnko tha se do të vijë koha kur të gjithë ata që kanë bërë krime ose do të bëjnë krime kundër shtetit të Ukrainës dhe të drejtav e të njeriut në Krime, do të ballafaqohen me procese gjyqësore ndërkombëtare apo me procese gjyqësore në Ukrainë.

Sipas medieve të Kievit, presidenti ukrainas angazhohet për nxjerrjen e zyrtarëve rusë para Tribunalit ndërkombëtar në Hagë.