“Popullësia e Kosovës ishte e traumatizuar” – Paul Williams tregon interesimin e delegacionit kosovar për të pasur një tribunal për ish-Jugosllavinë
Dëshmitari i dytë i mbrojtjes, Paul Williams ka filluar dëshminë e tij sot. Ai ka qenë këshilltar juridik “pro-bono” i delegacionit të Kosovës në Rambuje, transmeton lajmi.net. Në pyetjet e avokatit Mishetiq, Williams tregoi për interesimin e delegacionit të Kosovës për një tribunal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Pjesë nga dëshmia: Avokati Luka Mishetiq: Në paragrafin 18…

Lajme
Dëshmitari i dytë i mbrojtjes, Paul Williams ka filluar dëshminë e tij sot.
Ai ka qenë këshilltar juridik “pro-bono” i delegacionit të Kosovës në Rambuje, transmeton lajmi.net.
Në pyetjet e avokatit Mishetiq, Williams tregoi për interesimin e delegacionit të Kosovës për një tribunal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Pjesë nga dëshmia:
Avokati Luka Mishetiq: Në paragrafin 18 të deklarimit tuaj keni thënë që në mes të qëllimeve të delegacionit kosovarë në konferencën e Rambujesë, ishte qëllimi për të siguruar, për të marrë angazhim konkrete për bashkëpunim për tribunalin ndërkombëtarë për ish-Jugosllavi. Si e dini këtë?
Paul Williams: Kam punuar në mënyrë intensive me anëtarët e delegacionit, gjatë bisedimeve në Rambuje, si dhe me anëtarë të diasporës kosovare, në përgatitje për këto bisedime, nëse dëshironi mund të ju jap edhe hollësi për rëndësinë e marrëdhënieve me diasporën e Kosovës. Sa i ka takuar Rambujesë, mua më është kërkuar që të përpiloj, të përgatisë pra gjuhën e cila ishte sa më gjithëpërfshirëse që të ishte e mundur për të siguruar, që tribunali penal për ish-Jugosllavinë, të ishte në gjendje, që të kishte të gjitha përgjithësitë e veta, kompetencat për të zbatuar mandatin e tij, për kontest të mëtejshëm, gjatë dy ditëve të para kur isha në Kështjellë, më ftuan që të jepja një prezantim delegacionit të Kosovës për katër pika. Pika e katërt ishte juridiksioni dhe aktivitet, do të thotë pra hetimet, aktakuzat e tribunalit për ish-Jugosllavi. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm aty. Kjo përfshinte edhe mësimet që kishim mësuar, kishim nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në negociatat në Dejton sepse çështja e jurdiksionit të tribunalit ishte pasqyruar në marrëveshjen e Dejtonit dhe ishte shumë intensive, pra ne prisnim që kjo të ishte në marrëveshjen e Rambujesë dhe ata më kërkuan që të ju jap një shpjegim të hollësishëm të asaj që pritej.
Avokati: Ju thatë që dikush ju kërkoj që të përgatisni gjuhën, kush ju kërkoj?
Paul Williams: Fehmi Agani.
Avokati: A e dini pse ishte objektiv i rëndësishëm për delegacionin e Kosovës kjo gjë?
Paul Williams: Po. Juridiksioni dhe tribunali për ish-Jugosllavi që të vepronte në mënyrë efektive ishte e rëndësishme për disa arsye. Kontesti konkret specifik, njëherë përpara bisedimeve, ishte Masakra e Reçakut dhe Luiz Arbër, prokurore, përpiqej të kishte qasje në Kosovë sepse s’kishte vizë, në Kosovë dhe Maqedoni përmes Serbisë. Por, asaj ju mohua viza. Me sa më kujtohet, ka qenë Maskra e Reçakut, ambasadori William Walker që të përdorë frazën “krim kundër njerëzimit” nga presektiva e misionit për hetime në Kosovë, do të hetonte atje, por i thamë se nuk ke vizë, nuk mund të bësh hetime. Tani arsyjet tjera që ndërlidhen me këtë mbi të cilat mbështet kjo, për një mbështetje të plotë të tribunalit për Jugosllavi ishte që të ruhej një barazi morale, kjo është diçka e zakonshme në praktikën diplomatike. Është një ide e qartë e shkallës në të cilën të gjitha palët janë të përgjithshme, të gjitha palët kanë gjak në duart e tyre. Kjo ju jep diplomatëve më shumë hapsirë dhe mundësi për të negociuar për kompromise. Kosovarët kishin parë dhe dua të theksoj në veçanti Veton Surroin dhe Bujar Bukoshin, kishin parë nga përvoja e Bosnjës, se shpeshherë pavarësisht se kryerja e mizorive ishte e dispropocionuar, pra në anën e regjimit serb. Por, që shpeshherë boshnjakët, kroatët edhe serbët ishin në mënyrë të njëjtë fajtorë. Mund të ju jap informacione shtesë nëse jeni të interesuar, për kohën kur isha në DASH dhe mënyrën se si është reflektuar kjo, por nuk do ta bëjm këtë gjë tani. Kosovarët po përjetojnë të njëjtën narrativë dhe ishin të shqetësuar se Rambuje dhe zbatimi i marrëveshjes së saj, nëse Rambuje do të ishte e suksesshme, do të kishte një llojë niveli të vetqeverisjes, dislokimi i trupave të NATO-s dhe zgjedhje nën vëzhgimin e OSBE-së. Pra, nëse nuk do të kishte një tribunal për ish-Jugosllavi me qasje të plotë të tërësishme, dhe me kompetenca të plotë, lidhur me atë që kishte ndodhur dhe me atë që ishte duke ndodhur, kjo do të dëmtonte po të mos vendosej një tribunal i tillë, kjo do të dëmtonte mbështetjen ndërkombëtare, për zbatimin e marrëveshjes së Rambujesë. Arsyeja e fundit, shkurtimisht, përfaqësimi i viktimave që në vitin 1989, që kishte filluar vuajtja e viktimave, me anulimin, heqjen e statutit me 1984, ishte krijuar një sistem që ishte regjim në Kosovë dhe popullësia ishte traumatizuar dhe viktimizuar, kishte shumë pak qasje në të dhënat dhe shënimet historike. Ishte nevoja për një tribunal dinamik që vepron, do të jepte mundësinë dhe mjetet njohjes dhe bërjes së drejtësisë për viktimat, pra për popullsinë e Kosovës./lajmi.net/