Pompeo: Assange do të ekstradohet në SHBA

Një dëgjim për ekstradimin eventual të Julian Assange në SHBA do të mbahet në Londër në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Bota

21/07/2019 22:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha sot se Britania e Madhe do të ekstradojë themeluesin e ‘Wikileaks’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai është i akuzuar për spiunazh, pavarësisht faktit se mund të marrë një dënim me vdekje për këtë, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi paraqitur një kërkesë, kështu që do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara,” i tha Pompeo gazetës ekuadoriane El Universo gjatë një vizite në atë vend.

Ai nuk donte të komentonte rastin, por shtoi se administrata amerikane beson se një njeri i cili, siç tha ai, e ekspozoi botën e rrezikut dhe rrezikoi jetën e ushtarëve amerikanë, duhet të dënohet në gjykatë.

Një dëgjim për ekstradimin eventual të Assange të SHBA do të mbahet në Londër në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Drejtësia amerikane lejon dënimin me vdekje për krime, përfshirë edhe spiunazhin.

Assange aktualisht po qëndron në një burg në Londër për 50 javë për shkeljen e konditave të lirimit me kusht, pas shtatë vitesh në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin në Suedi. /Lajmi.net/