Politikani austriak: Momenti që Kurti të kërkojë më seriozisht kompromis dhe zgjidhje

Politikani austriak Hannes Swoboda, pjesë e kampit socialdemokrat, ka reaguar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, duke komentuar zhvillimet politike në vend. Swoboda ka vlerësuar se rruga e Kosovës nga koha e presidentit Ibrahim Rugova e deri më sot ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Sipas tij, situata aktuale…

Lajme

27/12/2025 16:45

Politikani austriak Hannes Swoboda, pjesë e kampit socialdemokrat, ka reaguar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, duke komentuar zhvillimet politike në vend.

Swoboda ka vlerësuar se rruga e Kosovës nga koha e presidentit Ibrahim Rugova e deri më sot ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Sipas tij, situata aktuale kërkon qasje më konstruktive nga udhëheqja politike, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të angazhohet seriozisht për arritjen e kompromisit dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme politike.

“Zgjedhjet në Kosovë vijnë pas një rruge të gjatë dhe të vështirë politike. Është momenti që Kurti të kërkojë më seriozisht kompromis dhe zgjidhje,” ka theksuar Swoboda.

Gjithashtu, ai ka shtuar se edhe Serbia duhet të marrë përgjegjësitë e saj, duke kontribuar në proceset politike dhe diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që shtetet e Bashkimit Evropian të ecin përpara me njohjen e pavarësisë së Kosovës./lajmi.net/